Një studim i ri tregon: Kikiriku i dhënë herët mund të mbrojë foshnjat nga alergjia

Studimet e reja tregojnë se ekspozimi i hershëm ndaj alergjenëve, si kikiriku, forcon tolerancën imunitare dhe zvogëlon ndjeshëm rrezikun e reaksioneve të rënda alergjike më vonë në jetë
Rreth 60.000 fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shmangur zhvillimin e alergjisë ndaj kikirikut që nga viti 2015, kur autoritetet shëndetësore rekomanduan për herë të parë futjen e këtij alergjeni që nga muaji i katërt i jetës së fëmijës, raporton agjencia Associated Press (AP).
“Sot mund të themi me siguri se ka më pak fëmijë me alergji sesa do të kishte pa këtë program shëndetësor”, deklaroi Dr. David Hill, nga Spitali i Fëmijëve në Filadelfia.
Edhe pse shkalla e përgjithshme e alergjive ushqimore në SHBA vazhdon të rritet, duke prekur rreth 8 për qind të fëmijëve, prej të cilëve më shumë se 2 për qind kanë alergji ndaj kikirikut, ekspertët theksojnë se ekspozimi i hershëm është faktor vendimtar në parandalimin e alergjive.