Juliana Nura shpërthen pas intervistës së Feros: Mag*… jeni ju që abuzoni me gra!

Pas publikimit të intervistës së reperit Fero në podcastin “Mirëmbrëma Yje” me moderatoren Arbana Osmani, rrjetet sociale janë përfshirë nga reagime të shumta.
Në intervistë, Fero u rikthye pas një kohe të gjatë në vëmendjen e publikut, duke folur për jetën personale, ndarjen nga ish-bashkëshortja Arbenita Ismaili, si dhe akuzat që i ishin bërë për dhunë. Ai theksoi se Arbenita ka pasur një rol të rëndësishëm në jetën e tij dhe se ende ruan respekt për të.
“Unë nuk e kam dhunuar kurrë. E kam dashur shumë, por nuk jemi për njëri-tjetrin,” u shpreh ndër të tjera Fero, deklaratë që ngjalli reagime të shumta në publik.
Një nga reagimet më të forta erdhi nga ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura, e cila u shpreh ashpër kundër çdo forme dhune ndaj grave.