Alfa Romeo ndryshon strategjinë për veturat e mëdha

Alfa Romeo ka ndryshuar strategjinë e saj dhe ka hequr dorë nga planet për prodhimin e automjeteve më të mëdha.

Kjo pason një periudhë të vështirë për markën, e cila ka investuar një miliard euro në platformën Giorgio, por modelet Giulia dhe Stelvio nuk arritën të përmbushnin pritshmëritë e shitjeve, si nën FCA ashtu edhe nën Stellantis. Pavarësisht kësaj, të dy modelet do të mbeten në treg deri në vitin 2027.

Zëvendësimi i tyre është në përgatitje, por zhvillimi po vonohet për shkak të përfshirjes së motorëve me djegie të brendshme, të cilët nuk ishin pjesë e planit fillestar. Kjo është vetëm një nga disa vendime të fundit që janë në kundërshtim me strategjinë e mëparshme të markës, e cila kishte premtuar se do të bëhej plotësisht elektrike para fundit të dekadës. Gjithashtu, planet për një SUV elektrik të madh për tregun amerikan janë shtyrë.

Santo Ficili, aktuali CEO i Alfa Romeo, ka deklaruar se “automjetet e mëdha nuk janë territori i markës”, duke sugjeruar se Stelvio i ardhshëm do të jetë modeli më i madh i markës dhe do të përdorë platformën STLA Medium, e cila është projektuar për automjete deri në 4.9 metra gjatësi.

Megjithatë, për shkak të komenteve të Ficilit, duket se kompania nuk do të shfrytëzojë plotësisht potencialin e kësaj platforme. Megjithatë, pritet që SUV i ri të jetë pak më i madh se modeli aktual, i cili ka gjatësi 4.68 metra.

Back to top button