Tensionet mbeten të larta, BE dhe Kina përgatiten për takimin mbi metalet e rralla

Një takim i planifikuar midis Komisionerit të Tregtisë të BE-së, Maros Sefcoviq, dhe homologut të tij kinez u anulua të premten, pasi Komisioni Evropian zgjodhi bisedime në nivel ekspertësh për të ulur tensionet mbi kontrollet e eksportit të metaleve të rralla nga Pekini, të cilat udhëheqësit e BE-së po i quajnë shtrëngim ekonomik.

Takimi do të mbahet si në internet ashtu edhe me pjesëmarrje fizike në Bruksel, pasi Komisioni ka qenë nën presion që nga nata e së enjtes nga 27 shtetet anëtare, të cilat i kanë bërë thirrje të punojë për një përgjigje të fortë ndaj praktikave të padrejta tregtare të partnerëve ndërkombëtarë – para së gjithash, Kinës.

Njoftimi vjen menjëherë pasi një udhëtim në Pekin nga ministri i jashtëm gjerman Johann Wadephul u anulua gjithashtu, siç tha një zëdhënës i ministrisë së tij të premten, pa specifikuar nëse ishte Kina apo Gjermania që e anuloi udhëtimin.

Bëhet e ditur se Pekini akuzohet nga homologët e tij evropianë se i përdor si armë eksportet e materialeve të rralla tokësore, për të cilat ka vendosur një regjim licencimi që nga 9 tetori.

Këto minerale janë thelbësore për industritë e BE-së, siç janë sektori i automobilave, mbrojtjes, teknologjisë së gjelbër dhe ai digjital.

“Është shtrëngim ekonomik”, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

Back to top button