Kjo është reklama që e shtyu Trumpin të anulojë të gjitha negociatat me Kanadanë

Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar negociatat tregtare me Kanadanë për shkak të asaj që ai e quajti një reklamë “ të rreme ” që paraqiste pjesë të një fjalimi anti-tarifor të mbajtur nga heroi konservator dhe ish-presidenti Ronald Reagan.
Fondacioni dhe Instituti Presidencial Ronald Reagan tha gjithashtu se reklama i kishte keqinterpretuar fjalët e ish-presidentit.
Por Reagan mbajti një fjalim pesëminutësh —në radion kombëtare më 25 prill 1987 që Biblioteka e Reagan e ka publikuar në YouTube — duke kundërshtuar tarifat.
Ishte një shprehje e plotë mbështetjeje për tregtinë e lirë dhe të ndershme.
Reklama , e blerë nga qeveria e Ontarios dhe e transmetuar në rrjetet kryesore televizive amerikane, transmetoi fragmente të fjalimit, të mbajtur nga Camp David, ku Reagan do të takohej së shpejti me kryeministrin e Japonisë në një kohë kur qëndrimet amerikane ndaj Japonisë po ngurtësoheshin.