Trump paralajmëron sulme tokësore në Venezuelë, në shënjestër kartelet e drogës

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të informojë Kongresin për planet e tij për të sulmuar objektivat e karteleve tokësore në Venezuelë, ndërsa synon të zgjerojë fushatën e tij ushtarake deri më tani nga deti.
Bëhet e ditur se Trump ka kërcënuar me sulme tokësore për javë të tëra, pasi administrata më 2 shtator filloi të shënjestrojë anijet që kontrabandonin drogë në brigjet e Karaibeve të Venezuelës, shkruajnë mediat e huaja.“
Nuk mendoj se do të kërkojmë domosdoshmërisht një deklaratë lufte. Mendoj se thjesht do të vrasim njerëz që sjellin drogë në vendin tonë. Dakord? Do t’i vrasim, e dini, do të jenë si të vdekur, në rregull?”, tha Trump.
Trump tha se fentanili , i cili ka vrarë gati 330,000 amerikanë gjatë pesë viteve të fundit sipas të dhënave federale, tani po transportohet nga prodhuesit kinezë përmes Venezuelës për të anashkaluar kontrollet e shtrënguara të porteve të SHBA-së dhe Meksikës.
“Pyetja e parë që do t’i bëj Xi është fentanili”, deklaroi presidenti amerikan.
“Ata fitojnë 100 milionë dollarë duke shitur fentanil në vendin tonë – 100 milionë dollarë.”