Zemaj incident me një qytetar, Bajqinovci: LDK-ja para balotazhit është bërë agresive

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, dyshohet se ka sulmuar një qytetar sot në sheshin e Prishtinës.

Bajqinovci ka kritikuar LDK-në për mënyrën e qasjes para balotazhit.

“LDK-ja para balotazhit është bërë agresive. Në vend që të kërkojë votën me ide e projekte, po tenton ta fitojë duke i grushtuar qytetarët në sheshin e Prishtinës”, thuhet në reagimin e Bajqinovcit në Facebook.

Zemaj dyshohet se rreth orës 15:00 në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë ka goditur një qytetar. Ai ka thënë se është provokuar nga qytetari derisa ishte duke dhënë një intervistë, ndërsa ka kërkuar falje për veprimet e tij.

Back to top button