Shfrytëzon dështimin e aplikacionit, japonezi ha ushqime falas për dy vjet

Një burrë 38-vjeçar nga Nagoya, Japonia, u arrestua për dyshimin e mashtrimit pasi shfrytëzoi një mangësi në një aplikacion të shpërndarjes së ushqimit për të marrë mbi 1000 porosi falas gjatë dy viteve të fundit.
Ai përdorte 124 llogari të regjistruara me emra dhe adresa false, duke përdorur karta parapaguese për të krijuar llogaritë dhe më pas i anulonte ato pas disa ditësh.